Roland Beqiraj
Kushtuar I...
E
urrej atë tjetrin që të shkaktoi dhimbje –
Shumë
e urrej,aq sa shiun që bie mbi ty
Dhe
të trishton vend e pa vend.
Nuk
di si të nomatisa, zemër të thirra.
E
brishtë erdhe tek unë, e trembur
nga
plaga që gjithmonë dhëmb...
por
drithërimat e mia, fluturat*
zgjuan
në shpirtin tënd.
Puthje,
fjalë dhembshurie,
rënkime
në natën e pagjumë...
Të
dy shkuam në qiellin e shtatë,
aty
ku nuk shkon kush.
...
Por
i pamëshirshëm qenkësh ai tjetri,
dhe
me hijen e tij ta përgjakte plagën,
brenda
teje u topitën fluturat,
drithërimat
e mia, kokën në mengene më vunë...
Jam
e shkatërruar, më the,
ika fluturat
të vë në gjumë.
...
Urreva atë tjetrin që të shkaktoi plagën,
Urreva dhe veten, që pale ç’nuk
të dhashë,
Nuk dua të humbas, e dashur,
mes dridhmash,
I pagjumë do të rri çdo natë
Fluturat ti mbaj zgjuar me këtë
serenatë.
...
Dhe nëse të tjerë tek ty do të
ketë,
që fluturat ti trazojnë në
bark,
Të gjithë bashkë nuk do të duan
sa të dua unë dhe kjo serenatë.
0 comments:
Post a Comment