Yehuda Amichai
Njeriu në jetë
Njeriu në jetë s’ka aq kohë
sa të ketë kohë të merret me çdo gjë.
S’ka aq stinë sa të ketë
stinë më vete për çdo qëllim. Kishtari,
për këtë, s’kishte të drejtë.
Njeriu në jetë
Njeriu në jetë s’ka aq kohë
sa të ketë kohë të merret me çdo gjë.
S’ka aq stinë sa të ketë
stinë më vete për çdo qëllim. Kishtari,
për këtë, s’kishte të drejtë.
Njeriu ka
nevojë të dashurojë e të urrejë njëherazi,
të qeshë e të qajë me të njëjtët sy,
me të njëjtat duar të gjuajë e të mbledhë gurë,
të bëjë dashuri në luftë e luftë në dashuri.
Edhe të urrejë e të falë, të kujtojë e të harrojë,
të rregullojë e të pështjellojë, të hajë e të tresë
atë që historisë
i duhen vite të tëra për ta bërë.
Njeriu s’ka kohë.
Kur humbet, kërkon, kur gjen,
harron, kur harron, dashuron, kur dashuron,
fillon të harrojë.
Dhe shpirti i kalitet, shpirti i tij
është mjeshtër i madh.
Vetëm trupi i mbetet përjetë
shegert. Përpiqet e përmallohet,
bëhet lëmsh, s’mëson asgjë,
i dehur, i verbër, në kënaqësi
e dhimbje.
Do të vdesë si vdesin fiqtë në vjeshtë,
i fishkur, i mbushur me veten, i ëmbël,
gjethet thahen në tokë,
degët e zhveshura tregojnë vendin
ku ka kohë për çdo gjë.
Iliroi: Ukë ZENEL Buçpapaj
të qeshë e të qajë me të njëjtët sy,
me të njëjtat duar të gjuajë e të mbledhë gurë,
të bëjë dashuri në luftë e luftë në dashuri.
Edhe të urrejë e të falë, të kujtojë e të harrojë,
të rregullojë e të pështjellojë, të hajë e të tresë
atë që historisë
i duhen vite të tëra për ta bërë.
Njeriu s’ka kohë.
Kur humbet, kërkon, kur gjen,
harron, kur harron, dashuron, kur dashuron,
fillon të harrojë.
Dhe shpirti i kalitet, shpirti i tij
është mjeshtër i madh.
Vetëm trupi i mbetet përjetë
shegert. Përpiqet e përmallohet,
bëhet lëmsh, s’mëson asgjë,
i dehur, i verbër, në kënaqësi
e dhimbje.
Do të vdesë si vdesin fiqtë në vjeshtë,
i fishkur, i mbushur me veten, i ëmbël,
gjethet thahen në tokë,
degët e zhveshura tregojnë vendin
ku ka kohë për çdo gjë.
Iliroi: Ukë ZENEL Buçpapaj
0 comments:
Post a Comment