Motrat
Rrugëtim mbi dëborën e marsit
Të ulura në kanape, pranë zjarrit që vlonte në sobën e sapo lyer me varak, dy motrat po pinin kafenë në heshtje duke e patur secila mendjen gjetiu. Duhej edhe një orë e dyzet minuta që ato të shkonin tek apartamenti i plakës Kristinë, e cila kohët e fundit ishte bërë e njohur në kiromanci *.... lexo më tej
Rrugëtim mbi dëborën e marsit
Moti
ishte i mirë. Ata kishin ecur më shumë se një orë dhe ende nuk kishin mbërritur
në shtëpinë e pushimit. Gruaja megjithëse dukej e lodhur, nuk donte ta jepte
veten. Po kështu dhe djali. Rrugën thuajse e kishin përshkuar në heshtje. Edhe
ato pak fjalë që kishin shkëmbyer me njëri – tjetrin, kishin objekt dëborën. Të
dy kishin lindur në qytete ku dëbora ishte e pranishme të paktën dy deri në tre
muaj të vitit. E kujtuan shpesh atë kohë. Djali dukej më nostalgjik. Kjo nuk
ndodhte me gruan. Ajo megjithëse e pëlqente bardhësinë boreale që pushtonte
natyrën sa herë që binte dëborë, nuk do të kthehej vite pas. lexo më tej :
Romancë në pavionin e kancerozëve *
1.
Aty
gjithçka dukej e zymtë dhe kjo pamje është më se e zakonshme në pavionin e
sëmundjeve onkologjike. Por e zymtë ishte edhe koha. Dy pacientët e dhomës 11,
megjithëse herë pas here bisedonin edhe për motin, nuk u bënte asnjë përshtypje
grija që kishte pushtuar natyrën. Të gjitha ndryshimet meteorologjike ata i
përcillnin pa emocion. Për ata e frikshme ishte vetëm kapërcimi i ditëve. lexo më tej:
0 comments:
Post a Comment