Saturday, May 3, 2014

Perëndim

Roland Beqiraj












1.

Dhe ky diell perëndoi; - ajo asgjë premtuese nuk më tha. Vetëm heshtje dhe buzëqeshje pa masë.
Shpresës time i thashë; eja të shkojmë në një vend më të qetë. Një mbrëmje nuk mund të japë dot atë që një ditë nuk na e dha.
Shpresës time të vagullt duhej ti sqaroja;
Kur zogjtë largohen; kur melodia i ngjan një vërshëllime; kur zëri i ëmbël zvendësohet më një pasthirrmë; kur fjalët dikur të ëmbla, zvendësohen me një fjalë lakonike ” nuk e di!”; - është e kotë të ëndërrosh Parajsën.

2.

Gjithmonë kur kam nevojë për një fjalë të ëmbël, shkoj tek lumi im. Vërshimi i ujit nëpër shelgjishta është eliksir.
E shtunë … mbrëmje… ujët rrjedh ngadalë si të jetë nisur për në funeral…, në funeralin e zemerës time që ferrin përjeton çdo ditë, ku orët e pritjes  i janë kthyer në  Gur Sizifi .
Vetëvrasje. Vetëm hëna në këtë natë mund të vetëmbytet dhe të shkojë në Parajsë.
Në këtë tokë vdekatare; në këta brigje të rrahur paq nga dallgët e marrisë, asnjëherë nuk mund të fitosh zemër  njëherë të plagosur.
Nga mitra e një nëne të përvuajtur lindi Biri me jetën më të vetëpërgjakur. Pas mundimit të tij Hyjt nuk janë më të tillë. Burrit i mbeti mbi shpinë mallkimi I Adamit.

3.

Ajo e mërzitur klithi “ Majft!”
Bota rreth meje u çenjtërua.

4.

Je prej drite. Bukuria jote tretet në tiparet e një engjëlli, një engjëlli në ikje.
I verbër vij pas teje…

5.

Pritje, pritje, pritje, vetëm  pritje…
Duke pritur mbeti dhe një zemër e shenjtëruar që kërkon të mbytet në lotin tënd.

6.

Më ke premtuar se një ditë do të vish pas meje….
Eja!
Mos u grish nga kjo verë e freskët,
Mos u gënje nga hareja e çastit,
Nga valët e qeta të një deti që fle.
Eja me mua të tregoj vendet

e pashkelura nga dashuria….

0 comments:

Post a Comment